Motra e Sardit është spikerja e famshme në Shqipëri dhe askush se dinte!

Pëlqej
Këngëtarja e njohur shqiptare Irma Libohova ka zbuluar disa informacione që nuk i kemi ditur më parë për dy muzikantët e njohur, DJ Sardi dhe Ulis Kraja.

Ajo ka shkruar në Instagram, se baballarët e të dyve, (Agim Krajka, Flamur Shehu) kanë gjurmën e tyre në historinë e muzikës së lehtë shqiptare.

”Fëmijëria e të dyve ka rrugëtuar gjatë me mua. E sot, i shoh djem te rritur, artistë të mirë. Ju uroj suksese çuna!”, -shkruan Irma.

Por teksa këngëtarja rrëfen historinë e fëmijërisë së Sardit, kur e ëma e mbyllte në dhomë e bashkë me Irmën pastaj pinin kafe e qepnin fustane, një tjerër detaj është zbuluar për DJ e njohur shqiptar.

Sardi është vëllai i spikeres së lajmeve të televizionit “Klan”, Fjoralba Mishaxhi, e cila gjithashtu është vajza e Flamur Shehut.

Fjoralba ka qenë për shumë vite ikonë e edicionit qendror të lajmeve dhe sot jeton në Angli, shkruan Tirana Post.

Por surpriza nuk mbaron këtu pasi, nëse nuk e keni ditur, Sardi ka edhe një vëlla më të madh shumë simpatik. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2018, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori