Motra e saj e ofendoi për ngjyrën dhe prejardhjen, Donjeta i kërkon falje Armelës
Duket se historisë së bukur mes Damianos dhe Armelës i ka ardhur fundi, e kjo për shkak të familjarëve të Donjetës.

Pas vizitës së Damianos në Kosovë, dhe takimit me Donjetën, Liridonin dhe familjen e tyre, me qëllim për të zbutur debatet që ata patën kohët e fundit, motra e Donjetës ka publikuar një video ku shante Armelën për shkak të ngjyrës dhe prejardhjes së saj.

Kjo ka bërë që Armela të reagojë ashpër duke thënë se nuk mund të tregohet paragjykues dikush që e di se në familje ka një pjestar me orientim të kundërt seksual.

Më pas ka reaguar dhe Damiano i cili është ndier keq për ofendimt ndaj Armelës dhe ka thënë se ai dhe Donjeta kishin kryer marrëdhënie seksuale gjatë qëndrimit në izolim.

Por megjithatë ai tregoi se historia me Armelën mori fund.

Pas një sërë debatesh dhe ofendimesh publike,duket se është sqaruar çdo gjë. Donjeta i ka kërkuar falje, duke ditur që Armela është prekur shumë për shkak të sharjeve raciste. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Armela, e cila është shprehur se situate ka degraduar shumë. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori