Motra e Kardashian mahnit me format e saj (FOTO LAJM)

Jeta e saj martesore mund të ketë shumë probleme së fundmi por Khloe Kardashian është më në formë se kurrë. Pas bisedës trishtuese me partnerin e saj Lamar Odom, bukuroshja Kardashian u shfaq në Los Angeles duke bërë shopping. Kur mbërriti te qendra e madhe Kitson, një nga pikat ku bëjnë pazare mjaft yje të Holliwoodit dhe sigurisht nuk i shpëtojnë dot paparacëve, Khloe u duk seksi.

E veshur me një palë xhinse dhe një kanatiere bezhë pa reçipeta poshtë, ndërkohë që kishte vënë një palë syze, 29 vjeçarja dukej mahinitëse.

Khloe ka qenë e shoqëruar nga mamaja e saj Kris dhe motra Kylie, ndërkohë që ata e kanë bërë atë të qeshë dhe të harrojë problemet për pak momente. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori