Vrau anëtarin e bandës rivale në Angli, Gjykata “fundos” 16-vjeçarin shqiptar

Një 16-vjeçar shqiptar në Angli do të paguajë me vite burgu përfshirjen e tij në vrasjen e një anëtari të një bande rivale në zonën South Yorkshire në Angli.

Top Channel duke iu referuar prokurorisë angleze raporton se Arlind Nika 16 vjeç u dënua me 12 vite burg. Burgime të gjata morën edhe tre të rinj të tjerë që të gjithë britanik.

Grupi që ishte i përfshirë edhe shqiptari, e qëlluan me armë 20 vjeçarin Leëis teksa Nika dhe tre të tjerët po udhëtonin me makinë në Mexborough 11 Janar 2021.

Plagët e marra në qafë dhe kokë i shkaktuan vdekjen Williams.

Gjykatës iu tha se viktima u shënjestrua për tu vrarë pasi ishte pjesë e një grupi tjetër kriminal njohur si ‘Pittsmoor Shotta Boys.’

Arlind Nika bashkë me tre personat e tjerë udhëtuan më makinë në lagjen e viktimës përmes një makine tip Jaguar ngjyrë blu për të gjetur antarin e bandës rivale Lewis Williams.

Ata kishin me vete edhe një armë tip pistoletë me të cilën lëshuan disa plumba nga makina drejt një grupi të vogël njerëzish në rrugën ëath Road.
Sipas prokurorisë kjo ishte një vrasje e planifikuar. Pas vrasjes makina u gjet e djegur në Bolton upon Dearne.

Prokurorja Claire MacDonald tha se “Kjo ishte një vrasje e llogaritur mirë me gjakftohtësi në stilin e përplasjeve të bandave në mes të ditës”.

Arlind Nika u gjet fajtor si pjesëmarrës në këtë krim por jo për vrasje pasi nuk ishte ai që e shkrepi armën. Antarët e tjerë të bandës ku ai bënte pjesë Nika, u dënuan si më poshtë.

Jack Parkes 21 vjeç dhe Taylor Meanley 17 vjeç u dënua me nga 27 vite burg secili.

Joe Anderton 18 vjeç u dënua me 12 vite burg që do duhet të kryejë në Angli./albeu.com/


Shtuar 5.11.2021 17:18