Motra e Bes Kallakut tha diçka për Ajkën dhe rrjeti shpërtheu në humor
Javën e kaluar çifti shumë i dashur nga publiku, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë për herë të parë prindër. Xhensila solli në jetë një vajzë të cilën ata e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka.

E ftuar tek "Rudina" ditën e sotme, motra e Besit, Ana ka treguar më shumë për vogëlushen duke u shprehur se e gjithë familja është në qiellin e shtatë.

"Jam aq e lumtur tani që jam bërë hallë, sa më duket sikur jemi në parajsë. Ndihem si në qiellin e shtatë. Uroj që atyre t’u shkojë çdo gjë mbarë! Për ne është lumturi e madhe", është shprehur Ana shkruan klantv.

E pyetur se kujt dëshiron t’i ngjajë Ajka, Ana u përgjigj: "Në pamje ti ngjajë Xhensilës se është yll e bukur, por dua që të ketë një zemër të madhe si të Besit"

Kjo deklaratë ka shkaktuar humor në rrjete sociale, pasi shumë prej tyre kanë pyetur nëse Ana ka dashur të thotë që Xhensila nuk e ka zemrën aq të madhe sa Besi. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori