Miratohet buxheti për vitin 2023

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar buxheti për vitin 2023.

“Ky buxhet do të vijojë të mbështesë kategoritë e shtresave në nevojë. Gjithashtu do ndikojë në mosrritjen e çmimit të energjisë. Amnistia fiskale është një ligj i veçantë dhe nuk është parashikuar në projekt buxhetin që miratuam. Është ende në konsultim publik me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Roli i Presidentit të Republikës është që të thërrasë komitetin e sigurisë kombëtare. Diskutuam për sigurinë kibernetike ku çdo institucion raportoi mbi masat e marra, nivelin e goditjes dhe masat që do të merren në vijim”, tha Ibrahimaj./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 14:05