Mori pjesë në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit, plagoset Stresi
Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi ka mbetur i plagosurprotestën që po zhvillohet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, para Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se Stresi ka qenë shumë pranë rreshtit që është përplasur me uniformat e policisë, pra shumë parë hyrjes së institucionit, ku edhe janë përqendruar protestuesit.

Ata tentojnë të hynë brenda, por kanë hasur në rezistencë nga policia, të cilët janë shtuar në numër.

Protesta e të rinjve gjeti të papërgatitur policinë, e cila ishte lënë më uniformë normale, duke sjellë kështu edhe plagosjen e një efektivi.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe një gazetar.
Shtuar më 09/12/2020, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori