Vendosen dy barrikada të reja në veri të Kosovës

Policia e Kosovës konfirmon vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes.

Policia konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Express.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Si pasojë e kësaj situate janë shënuar edhe incidente. /Express


Shtuar 27.12.2022 08:53