Mori diamantin gjigant, Paris Hilton tregon pse u nda nga i fejuari
Pak ditë me parë mediat e huaja raportuan ndarjen e Paris Hilton nga ish- i fejuari i saj Chris Zylka. Ndërkohë ditën e djeshme 37- vjeçarja ka treguar për herë të parë për “The Talk" arsyet që e shtynë atë të merrte vendimin e ndarjes.

Në intervistën në fjalë ajo është shprehur se shumë shpejt e gjeti veten në një përrallë që i ngjante një rrethi vicioz nga i cili nuk po dilte dot.

“Thjesht ndjej se kur bie në dashuri, unë bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur.”

Mësohet se tashmë, trashëgimtarja e dinastisë Hilton po shijon kohën për vete dhe pas ndarjes po ja del mjaft mirë.

“I uroj Chris- it më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por tani për tani dua të fokusohem te vetja dhe puna ime.”

Paris dhe Chris u njohën për herë të parë para 8 vitesh, por filluan të dilnin si çift rreth 2 vite më parë. Ata u fejuan vitin e kaluar gjatë pushimeve në Aspen dhe planifikuan që dasmën ta bënin këtë nëntor.
Shtuar më 29/11/2018, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori