Monika Lubonja relaksohet në Tailandë (FOTO LAJM)

Monika Lubonja, e cila mban postin e drejtores tek Qendra Kombëtare Kulturore për fëmijë dhe Teatri i Kukullave, është larguar për pak kohë nga puna e saj për tu relaksuar. Ajo ka vendosur të bëjë një shkëputje të shkurtër nga detyra dhe të shijojë për disa ditë Tailandën.

Ajo duket e lumtur dhe këtë gëzim e ka ndarë me të gjithë miqtë në rrjetin social Facebook. "Sot ishte një ditë edhe më e bukur. Ky delfin më dha 1 paqe në shpirt. Sapo e perkëdhela dhe u afrova ta puthja, hapte gojën dhe mundohej të më kthente puthjen. Sa relax - safari & marin park, Thailand", ka shkruar ajo. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori