A do të humbasë Rusia një aleat nëse Erdogan mposhtet më 14 maj?

Nga Dorian Jones “Radio France Internationale”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po përballet me vështirësi në shumë sondazhe që po mbahen përpara zgjedhjeve të 14 majit. Sfidanti i tij në opozitë, Kemal Kilicdaroglu, ka premtuar të riparojë marrëdhëniet aktualisht tensionuara me aleatët perëndimorë të Turqisë, një veprim ky që mund të jetë një lajm i keq për Rusinë por që mund të përbëjë edhe një dilemë për Bashkimin Evropian.

Me ekonominë turke të zhytur në krizë, Kilicdaroglu është përpara Erdoganit në shumë sondazhe. Krye-opozitari ka premtuar ndërmarrjen e reforma të mëdha ekonomike, që do të shoqërohen me një ripërtëritje të raporteve diplomatike me aleatët perëndimorë të vendit.

“Disa nga marrëdhëniet diplomatike të Turqisë, si ato me Shtetet e Bashkuara, NATO-n, BE-në, do të rikthehen siç kanë qenë më parë”- parashikon politologia turke Zeynep Alemdar nga Universitetit Okan në Stamboll. Sipas saj, orientimi perëndimor do të jetë pa asnjë dyshim një nga prioritetet e para të një administrate të re.

Lidhjet e thelluara të Erdoganit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që përfshijnë disa marrëveshjet të mëdha në fushën e energjetikës dhe të blerjes së armëve ruse, po i tensionojnë seriozisht marrëdhëniet e tij me disa nga aleatët perëndimorë të Turqisë.
Turqia, një anëtare e NATO-s, po e bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë. Megjithatë, Zaur Gasimov, profesor i historisë dhe ekspert i Rusinë në Universitetin e Bonit në Gjermani, thotë se Moska e sheh si një aset me rëndësi politikën e jashtme të Erdogan.

“Ajo nuk perceptohet nga Moska si pro-ruse. Përkundrazi perceptohet si pro-turke dhe madje në një përmasë ekstreme. Por gjithashtu ajo nuk perceptohet si pro-perëndimore. Mendoj se ky është aspekti kryesor që i përshtatet edhe axhendës së Moskë”- thotë Gasimov.

Energjia, turizmi dhe mbështetja tek Siria

Turqia varet shumë nga energjia, turizmi dhe bashkëpunimi me Rusinë në Siri. Prandaj nuk do të jetë e lehtë zgjidhja e lidhjeve me Moskën. “Ridimensionimi i marrëdhënieve me Rusinë do të jetë i vështirë. Dhe kjo duke pasur parasysh ndërvarësinë e madhe ekonomike mes dy vendeve.

Gjithsesi unë shpresoj se do të ketë një marrëdhënie të ripërtërirë dhe më të mirë mes Turqisë dhe BE-në edhe për sa i përket tranzicionit të gjelbër. Kjo do të lejonte që marrëdhëniet me Rusinë të mund të ri-balancohen sërish”- thekson Alemdar.
Rekordi i dobët i respektimit të të drejtave të njeriut të Turqisë, ka bërë që kërkesa e saj
për anëtarësim në BE të jetë e bllokuar prej vitesh. Tani marrëdhëniet me Evropën janë më transaksionale. Për shembull, marrëveshja e Ankarasë me BE-në për të frenuar emigrantët sirianë në Turqi në këmbim të parave.

Turqia krijon terrenin për zbutjen e marrëdhënieve me Sirinë

Kiliçdaroglu zotohet që të miratojë kushtetutë të re, e cila do të bazohet tek të drejtat e njeriut dhe do të lejojë përparimin e procesit të integrimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. Por Alemdar paralajmëron se një rivendosje e tillë paraqet një dilemë për BE-në. “Unë mendoj se marrëdhëniet me BE-në do të ishin padyshim shumë më të mira nga ana e Turqisë. Por topi është në fushën e BE-së, sepse me marrëveshjen e emigracionit dhe efektet e saj të brendshme në Turqi, mendoj se do të ishte e nevojshme që Brukseli të gjejë mënyra të reja për të bashkëvepruar edhe me qeverinë turke”- nënvizon ajo.

Disa evropianë do të lumturoheshin nga humbja e Erdogan

Duke qenë se disa anëtarë të BE-së janë haptazi kundër anëtarësimit të Turqisë në union, disa analistë sugjerojnë se disa figura evropiane mund të mirëpresin një ndryshim në udhëheqjen turke.

“Kjo Evropë nuk është ajo e një dekade ose dy dekadave më parë, kur Erdogan u ngjit për herë të parë në pushtet dhe kur nisën bisedimet për pranimin e Turqisë në klubin evropian. Sot Evropa nuk e dëshiron më zgjerimin”- vëren Asli Aydintasbas nga Instituti Brukings me qendër në Uashington.

“Pra Bashkimi Evropian nuk është më i gatshëm ta shohë Turqinë si një anëtare të klubit. Dhe si i tillë, Erdogan është një partner transaksional, një njeri me të cilin mund të bashkëpunohet në një situatë të caktuar, por një person për të cilin ata e dinë se nuk do të
jetë kurrë pjesë e klubi evropian që punon për interesat e veta afatgjata.

Turqia në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me embargon e armëve në Libi

“Një fitore e opozitës do të zbuste tensionet në marrëdhëniet dypalëshe, por do t’i detyronte evropianët të mendojnë shumë për Turqinë dhe nëse e shohin apo jo atë si pjesë të klubit të tyre. As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk janë të përgatitur për një botë post-Erdoganit”- përfundon Aydintasbas.

Analistët theksojnë se aleatët perëndimorë të Turqisë u befasuan kur partia AKP e Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002. Ndaj një fitore e Kilicdaroglu më 14 maj, mund t’i vendosë diplomatët në një pozitë të vështirë se si duhet të veprojnë./AlbEu.com/