E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
Mohuan lidhjen, por Majk dhe Miss-i shqiptar treguan se kaluan mbrëmjen së bashku (FOTO LAJM)

Përgjatë ditëve të fundit, reperi i njohur Majk është përfolur për një romancë me bukuroshen shqiptare që u zgjodh “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli.

Dyshimet nisën pas postimeve të njëjta në Instagram.

Më pas, Blerta publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto të reperit me mbishkrimin “Hacked”, e cila u fshi më pas.

Miss-i ka treguar për një faqe në Instagram se nuk është në një lidhje me Majk-un dhe se kjo është e gjitha një lojë, siç mund ta lexoni në foton e mëposhtme

Majk foli për herë të parë për marrëdhënien e tij me Blertën, duke u shprehur per Iconstyle se ata nuk janë në një lidhje. Reperi tha se lajmet që kanë qarkulluar prej ditësh për ta s’janë të vërteta, por çifti i hodhi sërish benzinë zjarrit mbrëmjen e kaluar.

Si Majk, ashtu edhe Blerta, publikuan story nga i njëjti vend. Më saktë, nga shtëpia e Majk.

Me drita të fikura, ambientin e zbukuruar me dritat e festave dhe filma në televizor, ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe kanë shtuar edhe më shumë dyshimet tek fansat.

Ende nuk e dimë ç’po ndodh me dyshen, por fansat janë sy e veshë për të rejat e fundit!
Shtuar më 23/11/2020, ora 08:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori