“Mogli” i kohërave moderne, fëmija që luan me majmunët e egër (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një vogëlush është qujatur hyjni nga të afërmit e tij për miqësinë e tij të pamundur me një grup prej 20 majmunëve langur që ai luan me orë të tëra pavarësisht se ata janë dy herë më të mëdhenj se ai.

Samarth Bangari ndan ushqimin e tij dhe luan me një tufë majmunësh në oborrin e tij, disa majmunë të guximshëm madje hujnë në dhomën e tij të gjumit për ta zgjuar çdo ditë në orën 6 të mëngjesit.

Kur dyvjeçari kthehet nga shkolla, ai i gjen ata duke e pritur me durim jashtë shtëpisë së tij, përcjell albeu.com

Miqësia e pazakontë e Samarth i ka fituar atij një status të veçantë në fshatin e tij në Allapur, rreth 400 km nga qyteti i Bangalorit në jug të Indisë, ku njerëzit e shohin atë si një fëmijë "të bekuar".

Ai gjithashtu krahasohet me Moglin, një karakter në librin e xhunglës së Rudyard Kipling për një djalë që u rrit në xhungël me kafshë. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2018, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori