Moderne dhe me shumë shije, Elita Rudi hap dyert e shtëpisë (FOTO LAJM)

Shumë VIP-a e kanë nisur që tani zbukurimin e shtëpisë për Krishtlindje dhe Elita Rudi është një ndër to. Moderatorja bukuroshe ka publikuar në Instagram disa pamje pasi përfundoi rregullimin e zbukurimin e shtëpisë dhe duhet thënë që na mrekulloi.

Tavolina e ngrënies, karriget, dekorimet e pemës, janë kombinuar me të njëjtën ngjyrë.

Ndërkohë ambienti i dhomës së ndjenjes është arreduar i gjithi i bardhë, me vetëm një divan ngjyrë tulle.

Kujtojmë që Elita është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë e një vajze.

Shtuar më 21/11/2020, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori