Moderatorja shqiptare prezanton për herë të parë të dashurin (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu duket se më në fund ka mundur të pushojë disa ditë pas sezonit të lodhshëm televiziv.

Larg zhurmës dhe vapës së kryeqytetit, Jona ka ndarë me të gjithë pamje nga vendet super ekzotike ku ka zgjedhur të qëndrojë dhe nga ç’ka na tregon, ajo ndodhet në disa nga plazhet më të bukura të Spanjës.

Deri më tani, moderatorja e Digitalb publikonte foto ku pozonte e vetme, duke zgjuar kështu kureshtjen e të gjithëve se cili është personi tjetër që e shoqëron atë shkruan Anabel.

Por vetëm pak orë më parë, Jona postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, një foto ku na tregoi se përveçse shlodhëse, këto pushime për të kanë qenë edhe shumë romantike.

Teksa qëndrojnë në një pishinë të përqafuar, ajo u prezanton ndjekësve, partnerin. Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë kanë nisur të urojnë çiftin.

Spahiu gjithnjë ka preferuar të mbajë shumë private jetën e saj personale dhe kjo shënon pikërisht foton e saj të parë të këtij lloji. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori