Moderatorja shqiptare e penduar, i kërkon falje vajzës që s'e ka dashur
Pëlqej
Për të gjithë tashmë është bërë e njohur e qeshura bombastike që shoqëron mëngjeset, pikërisht ajo e Dajana Shabanit.

Moderatorja e emisionit të mëngjesit ka emocionuar këtë mëngjes live me urimin që ka bërë për të bijën.

Ajo është shprehur se kur ka mbetur shtatzënë, ka qenë në dilemë për të mbajtur ose jo bebin. Sot ajo është penduar që asokohe ka menduar këtë gjë, pasi Marlena është dashuria më e madhe e saj, dhe motivi për të cilin zgjohet çdo mëngjes, shkruan class.

“Deri në muajin e katërt nuk e dija nëse doja ta mbaja apo... Se s’ma nxë goja ta them atë tjetrën. Mami të ka shumë xhan Marlena! Të uroj të bëhesh 100 vjeçe, të kërkon falje që nuk të ka dashur në këtë jetë. Marlena ti je arsyeja përse unë zgjohem në mëngjes”,-është shprehur Dajana. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori