Moderatorja shqiptare tregon incidentin: Xhamajkani 2 metra më theu hundën (VIDEO)
Moderatorja simpatike Xhesi Muçaj, ka qenë e ftuara e dytë në emisionin “Glamour Zone”, ku ndër të tjera, zbuloi shumë histori nga jeta e saj private.

Pasi zbuloi për moderatoren Ester Bylyku, se e ka thyer hundën katër herë, Xhesi rrëfeu nje nga këto raste, që ndodhi pikërisht në Londër gjatë kohës që ajo studionte atje.

Xhesi tregon:”Trupa e baletit, rrotullohej si tornado rreth meje dhe dilte nga skena, por dilte e gjitha në të njëjtën anë.Dhe unë duhej të vrapoja bashkë me ta dhe të rikthehesha në skenë. Ishte një gjë shumë e bukur. Një djalë, xhamajkan, 2 metra i gjatë, ti nuk e ke idenë çfarë trupi i madh pikërisht atë ditë vjen me vonesë dhe profesori ndryshon, thotë nuk do dilni të gjithë nga një anë por do ndaheni në dy gjysma. Nuk ia thonë atij (xhamajkanit) kur vjen dhe ai hutohet. Ai vjen me vrap drejt meje, unë përplasem me të dhe kam ikur zvarr nga fillimi i sallës deri në fund.”



Shtuar më 05/03/2020, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori