Moderatorja Shkira: Shumë vapë për të qenë çift
Moderatorja e In Tv, Einxhel Shkira, gjatë një interviste për “Bluetooth” është rrëfyer për stinën e verës.

“Këtë verë njësoj si verën e kaluar, vendin e pushimeve e ka zënë puna, të paktën deri në fund të korrikut... Shpresoj shumë që në gusht të realizoj ndonjë udhëtim me shoqërinë, por vendi është akoma i pavendosur”, ka thënë ajo për planet e pushimeve, ndërsa për jetën private, me gjithë fotot e nxehta të verës, nuk ka lajme të nxehta.

E për të gjithë fansat, kjo verë s’do të jetë momenti kur ta shihni çift Einxhelin. “Vera s’më duket sezoni i duhur për t’u çiftëzuar. Shumë vapë! Që kështu, me kismet nga dimri”. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2016, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori