Moderatorja i bashkohet ERTV-së, që sot e tutje krah Kryeministrit
Pëlqej
Anjeza Maja deklaroi vetëm pak kohë më parë se do të ishte pjesë e një televizioni privat.

Moderatoren do ta ndjekim çdo javë në ERTV, kanalin privat të kryeministrit. Lajmi u bë me dijeni nga vetë Maja, e cila përmes një klipi përmbledhës na prezantoi rubrikën e saj, “E zgjidha”.

“Takohemi çdo javë me histori shqiptare. “E zgjidha” është rubrika ime e përjavshme në ERTV shpresoj të më ndiqni dhe sigurisht të bëni share.” shkruan Anjeza.

Me aq sa mundemi të kuptojmë, “E zgjidha” do të karakterizohet nga një tematikë sociale, ku rasti i parë është ai i një fëmije 9- vjeçar me autizëm.
Shtuar më 17/11/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori