Moderatorja flet për herë të parë për arrestimin e motrës së saj, Anjeza Shabanit
Pëlqej
Dajana Shabani moderatora e Ora News, ka folur për herë të parë për arrestimin e Anjeza Shabanit, e cila dhunonte sistematikisht fëmijët e kopshtit që kishte në pronësi.

Tashmë që ngjarja është zbehur , motra e saj ka folur për herë të parë për këtë ngjarje e ftuar në emisionin “Një kat më lart” në In Tv.

“Unë kam qënë me pushime, sa kisha dal nga lehonia. Ra një bomb, për 21 ditë unë nuk kam dal fare nga shtëpia pasi nuk doja të shikoja asnjeri”, – tha Dajana.

E pyetur nga moderatori, Ermal Peçi për reagimet negative, Dajana shprehet: “Nuk e kam me asnjëri që nuk na ka njohur, e kam me njerëzit që na kanë njohur.

Nuk i harroj njerëzit që më kanë zhytur në ditë të vështira. Unë sfidoj çdo njeri që ti ndodhi e njejta gjë e të mbaj qëndrim, unë nuk do bëj çfarë duan shqiptarët, s’do ta bëj kurrë”. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori