Moderatorja e njohur gjuan në mes të emisionit Capital T: Ta marr me vete në shtëpi
Reperi shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Capital T, do të mbajë një koncert më datë 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Gjatë kësaj jave, ai ishte i ftuar në intervista të shumta për të folur për koncertin “Time Capsule”, ndërsa ditën e sotme zhvilloi një intervistë me Ori Nebiajn dhe Isli Islamin në “Wake Up”.

Gjatë bisedës në studio, Ori nisi të komplimentonte këngëtarin për anët e tij pozitive, duke e pyetur troç edhe nëse është single.

“Tani unë nuk e di, unë jam kështu, e skuqur. Po edhe i talentuar, po edhe i bukur, po edhe i mirë, po edhe modest, po edhe human. ǒa të them!”- shprehet Ori.

“Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn:

“Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm’ kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi.”- ka thënë Ori, ndërsastudio kanë nisur të qeshurat.
Shtuar më 14/09/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori