Fotoja ku shfaqej
moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria duke u puthur me një djalë misterioz padyshim që bëri bujë në mediat rozë.
Por deri më tani,
Nevina Shtylla ka
hezituar të flasë publikisht në lidhje me historinë e saj të dashurisë.
Por e ftuar në emisionin“Rudina”,
Nevina pranoi se është një lidhje.
“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj.”-u shpreh Shtylla në emision.
Por e pyetur se përse ka
hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj
private të mbetet e tillë.
“Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time
private” u shpreh
Nevina.
Ndër të tjera ajo është shprehur se partneri i saj është më i madh në moshë dhe se 23 vjecarja ka frikë të bashkëjetojë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 17:27