Takimi mes Ramës dhe Kurtit në Tiranë, zëdhënësi jep detaje

Qeveria e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Detajet qeveria e Kosovës i ka dhënë nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu.

Duke folur për teve1.info, Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti doli me me shpejtësi nga një konferencë e paradites ku adresonte qëndrimet e tij pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, duke thënë se ka një takim urgjent.

Kurti e Rama kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot në Tiranë, i cili raportohet të ketë zgjatur rreth dy orë.