Moderatorit të njohur i vjedhin Instagramin, ka një fjalë për fansat
Pëlqej
Pas vjedhjes së Instagramit të shefit të kuzhinës Renato Mekolli, një tjetër person VIP ka rënë pre e hakerave.

Moderatori i njohur, Labinot Gashi, është sulmuar virtualisht nga hackers, të cilët kanë arritur ti marrin llogarinë e Instagramit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Labi, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku sqaron se llogaria e tij ka qenë e vjedhur për dy ditë dhe ai ka arritur ta rimarrë pas një kërkese që i bëri këtij rrjeti social.

Ai gjithashtu u kërkoi ndjesë të gjithë personave që mund të kishin marrë mesazhe nga faqja e tij e vjedhur dhe bëri të qartë se nuk ka qenë në përdorim të tij.
Shtuar më 01/04/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori