Moderatorit shqiptar i propozojnë martesë LIVE në emision
Gjatë emisionit "Trokit" ditën e sotme, moderatori Ermal Peçi ka marrë propozim për martesë nga një durrsake e cila kishte telefonuar për t'u bërë pjesë e lojës në studio.

Fillimisht vajza shprehu dëshirën të ishte në vend të prezantueses krah Ermalit, Sarës dhe më pas e shprehu hapur pëlqimin.

"Unë jam beqar, ti beqare...Në ekranet shqiptare nuk ka ndodhur kurrë që një telefonatë të kërkojë të martohet me prezantuesin. A mund ta bëjmë sot këtë gjë? Unë do bëj sikur s'di gjë", tha Ermali.

Telefonuesja pranoi dhe i propozoi Ermalit: "Do martohesh me mua?" shkruan intv.

"A ka mundësi të takoj një herë vjehrrën pastaj të jap përgjigje?", ja ktheu moderatori duke shkaktuar të qeshura mes tyre.
Shtuar më 03/10/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori