Shkurte Fejza marton djalin, në dasmë edhe Lulzim Basha me të shoqen (FOTO LAJM)

Gëzim në familjen e Shkurte Fejzës. Këngëtarja e njohur nga Kosova marton sot djalin e saj, Arbrin, me Erzën.

Mes shumë të ftuarve VIP, është dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela.

Ka qenë Basha ai që ka ndarë në llogarinë e tij Facebook disa foto nga dasma ku shfaqet krah familjes Fejza.

 

“Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit.

Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashegime dhe shumë dashuri e mbarësi”, shkruan ish-kreu demokrat, ndërsa ajo që bie në sy është eleganca e Aurelës veshur me një fustan vishnjë me rrip të bardh në mes dhe rruaza të bardha në qafë./albeu.com