Moderatori shqiptar e thotë troç: Në televizonet shqiptare nuk paguhesh
Arjon Muaj iu fut televizionit dhjetë vjet më parë dhe sic e tha edhe vetë, është penduar.

Sipas tij i vetmi aspekt që calon është niveli ekonomik, pran thënë shkurt: pagat!

“Nëse do të kthehesha pas në kohë nuk do të isha marrë kurrë me televizion. Të paktën në Shqipëri, duke eleminuar disa realitete që kam pasur fatin t’i prek, nuk është në fazën europiane. Jo në aspektin teknik sepse kemi regjisorë shumë të mirë, operatorë shumë të mirë. Nga ana njerëzore është gjithçka në maksimum. Nga ana ekonomike, televizionet në Shqipëri as nuk krahasohen me televizionet europiane.”

“Kam prekur dhe anën tjetër, kam prezantuar në Itali. Në fund të ditës njeriu, nuk ushqehet as me duartrokitje as me lakimet e emrit nëpër rrjetet sociale. Ushqehet me rrogën e tij.

“Pas dhjetë vitesh që punoj, e them me keqardhje që në Shqipëri nuk ndërton dot një karrierë të mirëfilltë. Je i detyruar të hapësh biznes, të gjesh mundësi të tjera,” tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2019, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori