Moderatori Erion Kristo ka reaguar negativisht ndaj programit “Në kurthin e Piter Pan”.
Ky reagim vjen bazuar në puntatën e fundit ku vogëlushi i drejtohet Manes duke e pyetur: “Kur shkon në pub, a i mbulon femrat me lekë?”.
Kjo sipas Erionit tregon hapur se pafajshmëria e
fëmijëve po keqpërdoret.
“Shfrytëzimi i
fëmijëve, i inteligjencës, bukurisë dhe pafajësisë së tyre për t’u bërë fresk oligarkëve, pushtetarëve dhe njerëzve me produkte të dyshimta kulturore, është një
poshtërsi që më përzien zorrët”, shkruan ai.
Duket se të gjithë janë
kundër këtij formati edhe pse audienca është e lartë. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018,
ora 23:42