Moderatori i kërkon të puthë Andrrën, Sinan Hoxha: Do i marr leje prindërve
Pëlqej
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani mbeten një nga çiftet më të dashura për të cilët publiku ka gjithnjë kuriozitet.

Sinani dhe Andrra kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin "n'Kosovë shoë", së bashku me Sabri Fejzullahun dhe bashkëshorten e tij Nera.

Ajo që ka bërë përshtypje ishte kërkesa e moderatorit i cili në fund i ka kërkuar Sinanit dhe Andrrës të putheshin. "Unë jam përpara ''prindërve'' të mi këtu. Do i marr leje babit dhe mamit tim", ka thënë Sinani.

"E lejojmë patjetër", ishte përgjgija e Sabri dhe Nera ndërsa puthja e tyre më pas është shoqëruar me duartrokitje. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori