Moderatori habit rrjetin: Kam dhjetë vjet që nuk i laj duart
Pëlqej
Një deklaratë e habitshme e moderatorit Pete Hegseth ka ndarë gjithë rrjetin në dy pjesë.

I ftuar në "Fox and Friends", moderatori ka habitur teksa ka thënë se bakteret dhe micro-organizmat infektuese nuk ekzistojnë sepse nuk mund të shihen me sy të lirë dhe kjo është një nga arsyet se përse ka zgjedhur që të mos i lajë duart vitet e fundit.

Ai e rrëfeu këtë gjë pasi dy prezantuesit Ed Henry dhe Jedediah Bila u tallën me të pasi hëngri një pica të ngelur.

Menjëherë pas rrëfimit të tij në rrjetet sociale kanë ardhur reagime të ndryshme nga njerëzit të cilët kanë treguar se ashtu si Pete prej vitesh nuk i kanë larë duart dhe nuk janë sëmurur, pasi sipas tyre trupi jonë duhet të mësojë si t'i luftojë bakteret.
Shtuar më 12/02/2019, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori