Moderatori flet si rrallëherë, tregon dashurinë e parë
Pëlqej
As moderatori i “Stop” nuk u shpëtoi mbrëmjen e djeshme fëmijëve të Piter Panit dhe pyetjeve të tyre. Prind i një djali, Saimiri e di mirë se, kur të mbërthejnë fëmijët me pyetje, vështirë t’ua nxjerrësh fundin. Ndoshta nuk e kishte parashikuar të gjithë atë vrull kureshtarësh që donin gjithçka që kishte lidhje sidomos me fëmijërinë e tij, atëherë kur ai ka qenë ose sa ata, ose pak më i vogël apo pak më i madh.

Pasi u vu në siklet me pyetjen “A je bërë synet?”, por e kapërceu shpejt, Saimiri nuk shpëtoi dot për pyetjen e dashurisë së parë, për atë shoqen që ka pëlqyer për herë të parë dhe që e mban mend gjithmonë...

“Ke pasur ndonjë gocë shumë qejf kur ishe i vogël?” – ishte pyetja e radhës për Saimirin, së cilës ai iu përgjigj aty për aty: “Ndonjë?” duke lënë kështu të kuptohet se kanë qenë shumë ato që ka pëlqyer në fëmijëri....

Megjithatë, është gjithmonë dikush, pas mamit, që nuk harrohet. Ajo që të bën të kuptosh zemrën që të rreh më shumë, ajo që të bën të kuptosh se çfarë janë fluturat në stomak, edhe pse nuk di akoma t’i shpjegosh, ajo që nuk ke dëshirë ta shohë e ta ngacmojë njeri tjetër, ajo që e ke shumë xhan... Për këtë e kishte fjalën edhe Saimiri.

“Kisha një vajzë në klasë të dytë, e kisha shumë qejf, shumë shoqe dhe bëja të pamundurën që ta ndihmoja e ta mbroja. Mërzitesha kur e ngacmonte dikush, por vetëm kaq...”

Nëse mund të quhet dashuri e parë, ishte edhe dashuria e parë për qenien femër, për dobësinë e saj dhe emocionin që askush si ajo nuk ta fal shkruan tv klan.

Në fund, për të gjitha nënat, për nënën e tij dhe nënat e të gjithëve, Saimiri këndoni “Nëna” nga Ardit Gjebrea.

Nëse mund të quhet dashuri e parë, është dashuri për femrën – për atë që të mëson ç’është dashuria.
Shtuar më 27/03/2018, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori