Moderatori bën deklaratën e fortë: Reperat shqiptarë vjedhin shumë (VIDEO)
Këngët rap janë shumë të dëgjuara në vendin tonë. Këtë gjë e vërtetojnë klikimet e shumta që ato kanë në kanalin YouTube.

Ajo çfarë na bën përshtypje në çdo këngë rap që dëgjojmë është dialekti geg i përdorur. Pavarësisht vendit ku reperi jeton të gjithë përdorin këtë lloj dialekti pasi e bën më të këndshëm pjesën e repturës.

I ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora mbrëmjen e djeshme ka qenë moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi i cili ka diskutuar rreth dialektit konkretisht duke përmendur rastet e shumta të reperëve shqiptarë të cilët përpiqen të imitojnë dialektin kosovar.

Dialekti jonë, kosovar e bën më të këndshëm pjesën e repturës. Dialekti që kemi geg i përshtatet mënyrës tonë. Ne edhe kur flasim e kemi pak më të rrugës. Mendoj se kjo është formula se ne na rri më mirë në dialektin tonë edhe reperat shqiptarë vjedhin shumë prej dialektit që kemi ne, i përshtatën.”-thotë ai.
Shtuar më 28/10/2020, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori