Moderatorja shqiptare ia plas në sy këngëtares: Dashnorja e burrit tim!

Ditën e djeshme në sheshin Skënderbej u mbajt koncerti madhështor me të ftuar special yllin latin, Daddy Yankee.

Mijëra persona u mblodhën në shesh për të ndjekur koncertin ku performoi edhe Enca dhe Ledri Vula.

Në radhët e publikut ishte edhe moderatorja Aulona Musta, e cila publikoi video të shumta në Instastory, ku tregoi se po e shijonte pa masë koncertin.

Mirëpo, gjatë daljes së Encës në skenë, Aulona ka bërë për këngëtaren deklaratën e papritur.

"Ja dhe kjo dashnorja e burrit tim."- shkruan moderatorja në postimin ku etiketon Encën, shkruan Xing.

Mirëpo gjithçka është në kuadër të shakasë, pasi Auolona i është referuar këngës 'Dua' të Encës, ku ajo shfaqet në klip si gruaja e modelit që e tradhëton me Encën. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2018, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori