Modelja shqiptare “shpërthen” në lot për të prekurit nga tërmeti
Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Të shumtë kanë qenë ata që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.

Një prej tyre është edhe modelja shqiptare Emina Çunmulaj.

Në një lidhje ‘live’ me Skype në emisionin special të NIN-it, në Kosovë, për mbledhje fondesh për Shqipërinë, ajo njoftoi se dhuron 10 mijë dollarë.

Gjatë lidhjes direkte ajo nuk u përmbajt "shpërtheu" në lotë, por njoftoi se shumë shpejt do mbërrijë në Shqipëri.
Shtuar më 02/12/2019, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori