“Një kokë derri e prerë dhe…”, kërcënim horror presidentit të klubit të futbollit të seria A në Itali

Presidenti i klubit të futbollit italian, Lecce-s, Saverio Sticchi Damiani është kërcënuar me jetë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat raportojnë se një kokë derri e prerë u gjet jashtë shtëpisë dhe studios ligjore të presidentit të skuadrës së Seria A, që u zbulua nga administratori i pallatit.

Por duket se nuk ka mjaftuar me kaq, pasi pranë kokës së prerë të derrit ishte dhe një zarf me një mesazh kërcënues brenda.