Modelja shqiptare përjetëson dashurinë me miliarderin, e dashuruar si kurrë më parë

Pëlqej
Afërdita Dreshaj u fejua para pak ditësh me hokeistin çek, Jakub Kindl. Me një propozim romantik në një nga tarracat më të bukura të qytetit të Pragës, modelja dhe këngëtarja shqiptare i tha po propozimit të të dashurit të saj.

Këtë gjë ajo e vërteton edhe përmes një fotove shumë të veçantë që ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet më se e lumtur pranë të fejuarit.

Ajo i ka bërë një dedikim shumë romantik Jakubit në përshkrimin e fotografisë. “Gëzuar për përjetësinë tonë” – ka shkruar Dreshaj.

Çifti ka disa vite që janë shpërngulur në SHBA, dhe duket se jetëgjatësia e lidhjes së tyre është vërtetësi që ata duan të jenë përgjithmonë me njëri-tjetrin.
Shtuar më 12/01/2018, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori