Modelja shqiptare me famë botërore tregon padashur surprizën
Pëlqej
Në fund të muajit nëntor modelja Emina Cunmulaj bëri publik lajmin se është shtatzënë për herë të dytë. Që prej asaj dite, ajo poston vazhdimisht fotografi në të cilat duket qartë se e gjithë familja po e pret me padurim bebushin që do të vijë.

Ose bebushat...! Sepse me shumë gjasa, Emina shumë shpejt do të bëhet nënë binjakësh.

Pak orë më parë në Instastory-in e saj ajo publikoi një foto ku shfaqej me një karrocë tipike për fëmijë binjakë.

“Më pëlqen çfarë shoh!”- shkruan ajo në foton, të cilën duket se e ka fshirë nga llogaria e saj e Instagram-it pak më vonë.

Fillimisht kishte zëra se vajza e madhe e familjes, Ella Faria do të bëhej me një motër të vockël, por modelja ka dashur t’i surprizojë të gjithë në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.
Shtuar më 27/04/2018, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori