Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, zbulohet pronari i skafit në Himarë

42 vjeçari, Adhurim Kushi është personi që posedon të jetë pronar i skafit që drejtonte dje Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare.

Mësohet se Kushi është banues në Elbasan ku dhe rezulton me precedent penal.

Adhurim Kushi në vitin 2017 dyshohet se ka qenë autori i vjedhjes së një makine në Milot.

Kujtojmë tragjedia ka ndodhur mesditën e djeshme në plazhin e Potamit ku Arjan Tasi gjatë vozitjes me skaf ka përplasur vajzën 7-vjeçare.

Kjo nuk është hera e parë gjatë sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin.

Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut./albeu.com