Modelja shqiptare bëhet nuse (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rrugëtimin i saj filloi nga balerinë profesioniste, në modele e në velinë të emisionit “Stop”, Alesia Bami ka qenë një prej bukurosheve shqiptare më të përfolura në rrjete sociale e mediat online.

Por duke mos ditur thuajse asgjë në lidhje me jetën e saj private, me siguri të gjithë do të shtangin pasi të shohin këto foto të Alesias së veshur nuse. Por nuk bëhet fjalë aspak për një dasmë në horizont.

Alesia Bami është përzgjedhur si imazh i “Ami Event” për koleksionin e fustaneve të nusërisë 2018.

Bukuroshja e ekranit shihet rrëzëllitëse me fustanet tejet elegante të brandeve më prestigjioze botërore, që tashmë ndodhen në showroom-et e “Ami Event” në Tiranë, Durrës e Fier.

Nga dantellat luksoze, tek detajet e mahnitshme të punuara me dorë dhe stilet nga më të ndryshmet, çdo nuse e ardhshme mund të realizojë ëndrrën e saj për shndrritur në ditën e martesës. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori