Modelja shqipare shokon me deklaratën: Uroj që vëllai im të jetë gay
Ka lindur në Amerikë, mori pjesë në "Miss America 2017" dhe tani është kthyer në Shqipëri ku vazhdon profesionin si modele dhe gjithashtu pjesë e emisionit "Bar Skedina" në Digitalb.

Bëhet fjalë për Leila Krajën, një nga modelet më në zë të momentit e cila sot ishte e ftuar në "Thumb".

E pyetur gjatë intervistës nëse ka luajtur ndonjëherë futboll, Leila u shpreh se kur ka qenë e vogël babai i saj trajner mori atë dhe jo vëllain për të luajtur futboll shkruan blitz.al.

"Babai im ka qenë trajner. Ai më mori mua dhe jo vëllain sepse ai nuk ishte për atë gjë", tregoi Leila ndërsa gazetari e pyeti nëse vëllai i saj është gej.

"Do doja, por nuk është. Do ishim shokë të ngushtë nëse vëllai im do ishte gej. Shpresojmë që i vogli mbase mund të ketë ndonjë gjë në gjak", u shpreh modelja.
Shtuar më 03/03/2018, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori