Luizi e nis ditën i stresuar, thotë se edhe mund të dalë sonte nga shtëpia e BB VIP (VIDEO)

Luiz Ejlli është zgjuar me shumë stres dhe ankth, për eliminimin që pritet të ndodhë sot në “Prime”, pas nominimit të Oltës, e cila vendosi përballë Luizin, Kiarën dhe Bledin.

Në verandë, së bashku me Deamishel, Luizi bëri një bisedë, përmes së cilës kuptuam që është i rënduar dhe i stresuar për mbrëmjen e sotme dhe tha se edhe mund të lërë sot shtëpinë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: “Që kur kam ardhur në këtë shtëpi, nuk kam qenë ndonjëherë më në stres se sot. As atë natë që isha me Efin, s’e kisha këtë (ndjesi). Ajo (Kiara) do të ikë një ditë, por…”.

Deamishel: Hajd’, se lojë është.

Luizi: Po, s’e di, atë po thoja. Nëse e shoh që s’është gjë ai muhabet, prime është…, tha banori, duke nënkuptuar që nëse del Kiara sot, do të ikë dhe ai.

Më tej, ai shtoi: “Lojë është, të vuash kot për një lojë”, ndërkohë Deamishel i tha se në fakt, kur të ikën dikush i dashur, mërzitesh, por përreth 1 javë.


Shtuar 21.02.2023 14:20