Vizita e Ramës dhe Abazoviç në Kiev bën “jehonë” në mediat ukrainase (FOTO LAJM)

Mediat Ukrainase kanë raportuar për vizitën e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç në Kiev.

Agjencia e lajmeve të Ukrainës, “Ukrinform” ka ndarë fotot nga vizita e dy liderëve, të cilët vizituan dhe Irpinin dhe Borodiankën, rrethina të Kievit që u sulmuan rëndë nga forcat ruse.

“Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 15 qershor vizituan Irpin dhe Borodianka jashtë Kievit gjatë udhëtimit të tyre në Ukrainë”, shkruan “Ukrinform”.

Edhe “Interfax” e Ukrainës ka shkruajtur për vizitën e Ramës dhe Abazoviç, duke u ndalur veçanërisht te deklaratat e këtij të fundit, i cili tha se po vizitojnë Kievin “për të mbështetur sinqerisht Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri.”

Ndërkohë, edhe media me baze bjelloruse “Nexta”, ka ndarë foto nga vizita e dy kryeministrave në rrethinat e Kievit.