Luis Saha: Kujt nuk i pëlqen Ronaldo, nuk i pëlqen puna

Louis Saha ka vlerësuar cilësitë e Cristiano Ronaldos, duke thënë se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është me fat që e ka rikthyer në “Old Trafford”.

Ish-sulmuesi i Man United, luajti me CR7 gjatë viteve 2004 dhe 2008, beson se nëse ndonjë bashkëlojtar nuk e do Ronaldon është se ata nuk mund të përputhen me shkallën e punës dhe përkushtimin e yllit portugez.

“Solskjaer duhet të jetë shumë i lumtur me kthimin e [Ronaldos], sepse ai është një jashtëtokësor”.

“Ai mund të luajë në çdo ekip apo kampionat në botë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ai ka një përkushtim dhe një kapacitet për sakrificë që askush tjetër nuk e ka”.

“Gjithashtu, nëse ka një lojtar me ndikim në mbarë botën, ai është Cristiano Ronaldo. Nuk po flas vetëm për futbollin. Gjithashtu në një nivel shoqëror. Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për atë që ai bën. Ai është një model dhe një frymëzim”.

“Marrëdhënia ime me të ishte e thjeshtë sepse ne të dy punonim shumë. Nëse nuk të pëlqen Cristiano si shok skuadre, kjo është sepse nuk je një punëtor. Është kaq e thjeshtë”.

“Përveç kësaj, ai ishte një djalë që gjithmonë buzëqesh, ishte intim dhe i respektueshëm, nga ana tjetër, ndonjëherë kisha ndjenjën se e kisha të pamundur ta mbroja”.

“Do të doja të luaja përsëri me të. Edhe pse është minuta e 90-të, ju mendoni se ai ende mund të shënojë një gol, dhe nëse duhet të shënojë pesë në një ndeshje, këtë e bën”, ka thënë Saha në një ngjarje të Sport Integrity Global Alliance (SIGA). /albeu.com/


Shtuar 4.11.2021 17:20