Modelja gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit në Greqi (FOTO LAJM)

Një 20-vjeçare është gjetur e vdekur në një jaht luksoz të ankoruar në ishujt Kefalonia në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se vajza ishte modele dhe mund të ketë qenë pjesë e ekuipazhit në jahtin e biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.

Sinead McNamara është gjetur pa shenja jete brenda një prej dhomave të jahtit.

Mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në bregun grek.

Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë ende të paqarta, por policia greke ka nisur hetimet për vrasje.
Shtuar më 03/09/2018, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori