Modeli shqiptar e thotë hapur: Kam bërë buzët
Modeli Franci Popoçi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin Rudina. Ai është 20 vjeç dhe njihet për pozat shumë provokuese në rrjete sociale. Franci tregoi se kur ishte 17 vjeç ka bërë buzët për herë të parë dhe ndërhyrja e dytë ka qenë para dy muajsh.

Modeli u shpreh se nuk e ka aspak problem që i ka rritur buzët dhe se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

"Për momentin me buzët jam shumë mirë. Pas një farë kohe mendoj për pjesën e ballit, detox-it. Personi kur i bën ndërhyrjet i bën që të duket më bukur, nuk i bën për radhë", u shpreh Franci.

"Ti duke u zbukuruar bëhesh aq i bukur saqë edhe meshkujt duhet të të ngacmojnë?", e pyeti Rudina.

"Të bukurin e ngacmojnë dhe engjëjt. Kam pasur pasi kam bërë ndërhyrjet. Edhe pas daljes sime në reklama, ka ngacmime, por jo në atë fazë që të dalë dikush para dhe të thotë që t’i ke bërë buzët dhe kam rënë në dashuri me ty", u përgjigj Franci.
Shtuar më 10/11/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori