Misteri del në dritë: Princi Charles u detyrua nga i ati për t'u martuar me Diana-n
Në biografinë e radhës mbretërore, atë të princit Philip, të vërteta të reja dalin në pah. Autorja e librit, ka treguar për Us Weekly, se princi 99-vjeçar ka qenë një ndër njerëzit që ka ndikuar më shumë në martesën e Diana-s dhe princit Charles.

"Ai i ka treguar disa prej miqve të tij se ka qenë i ati (princi Philip) ai që i ka bërë presion për t'u martuar me Diana-n. I thoshte se duhet të martohej me të, ose ta linte të shkonte. I kujtonte se s'mund të tallej me një vajzë të re dhe se ishte vetëm 19-vjeç."- tregon autorja.

Pas kësaj historie, e gjithë media nisi të aludonte për princeshën e ardhshme, e cila më vonë do të bëhej mbretëreshë. I ati, nuk harronte t'i kujtonte princit Charles se duhet të merrte një hap dhe të martohej me të.

Shkrimtarja shtoi se Charles ka qenë i tmerruar nga i ati dhe me siguri ka pranuar për të plotësuar dëshirën e tij, pa e ditur që vite më vonë martesa do të rezultonte një dështim.

Princi Charles dhe Diana u martuan në 1981-in, por marrëdhënia e tyre nuk funksionoi kështu që u ndanë në 1992-in. Përfshirja e princit Philip në këtë martesë do të shfaqet në sezonin e ardhshëm të "The Crown", në Netflix.
Shtuar më 30/10/2020, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori