Miss Xhamajka fitoi kupën, reagimi epik i Miss Nigeria po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)
U mbajt së fundmi në Londër evenimenti i bukurisë "Miss World 2019" ku fituese u shpall Miss Xhamajka, Toni-Ann Singh. Përpara shpalljes së fitueses, në garë për kurorën ishin Miss Nigeria Nyekachi Douglas dhe Miss Brazili Elis Coelho.

Miss Nigeria, Nyekachi ndonëse nuk e fitoi kurorën, fitoi zemrat e shumë njerëzve falë një reagimi emocionues. Kur u dëgjua emri i Miss Xhamajkës, Nyekachi shprehu gëzim për suksesin e rivales së saj. Ajo nisi të bërtiste nga lumturia dhe tha "Po vajzë ia dole". Konkurrentet më pas u përqafuan me njëra-tjetrën.

Nyekachi Douglas zuri vendin e tretë në konkursin e bukurisë. Vendin e parë e zuri Miss Xhamajka, Toni-Ann Singh dhe vendin e dytë Miss Brazili, Elis Coelho.

Shtuar më 17/12/2019, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori