Miss-i shqiptar pozon nudo në bregdet për të dhënë një mesazh të fortë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dashuri Bilaj është një artiste Shqiptare që karrierën dhe jetën e ka ndërtuar në Kosovë.

Prej vitesh është në tregun muzikor ndërsa këtë vit ajo ka fituar çmimin Miss Grand Albania.

Bilaj është rikthyer në Shqipëri për të dhënë një mesazh të fortë në lidhje me një çështje e cila ka qenë gjatë gjithë kohës jo vetëm shqetësim për Shqipërinë por edhe vendet fqinje.

Këngëtarja ka zgjedhur që të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit duke kërkuar të tërheqë vëmendjen nëpërmjet një seti fotografik nudo mes mbetjeve në Bregdet.

Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që mos të ndotin më detin dhe lumenjtë si dhe institucionet të marrin masa, shkruan "BW". Sipas saj, ky guxim i tepruar i cili mund të paragjykohet duhet të shikohet në anën tjetër të medaljes, atë të fenomenit të ndotjes së plazheve

Si lindi ideja e të pozuarit nudo për duke pasur si epiqendër ndotjen e bregdetit?
Pavarësisht se jetoj dhe punoj në Kosovë si dhe udhëtoj në vende të ndryshme të botës me koncerte, Shqipërinë e kam gjithmonë në zemër. Gati çdo vit pushimet e Verës i kaloj në vende të ndryshme bregdetare në Shqipëri duke nisur nga Velipoja deri në Ksamil.

Në këto udhëtime kam qenë e shoqëruar me miq kryesisht artistë nga Kosova apo dhe nga vende të tjera të botës. Të gjithëve i ka lënë mbresa bukuria e vendit tonë, sidomos Jugu dhe bregdeti i tij por shumica nuk kanë dashur të rikthehen për ndotjen e madhe në bregdetin shqiptar.


Mbeturina ngado të hedhura pa kriter në çdo cep. Nuk ka plazh që nuk është i ndotur qoftë me mbetje plastike apo materiale qelqi të hedhura në çdo cep. Kjo bën që t’i zbehet bukuria plazheve që aq shumë i mburrim. Shumë njerëz kanë hyrë në det dhe kanë dëmtuar këmbët me qelqe të hedhura, të tjerë ngjitur me çadrën kanë pasur dhe mbeturina të çdo lloji dhe të tjera me radhë.

Ky imazh i keq bën që e gjithë ajo krenari të rrëzohet vetëm nga mbeturinat që i gjejmë në çdo plazh madje dhe në ato që rrallëherë shkelen nga pushues

Pse kjo formë për të tërhequr vëmendjen?
Sepse në Shqipëri me aq sa kam parë vetëm ekstremitetet tërheqin vëmëndje. Kemi parë nisma të ndryshme nga shoqata në projekte të ndryshme por që nuk kanë dhënë efekte të pritura, kemi parë që ka një ditë për pastrimin e plazheve por dhe iniciativa të ndryshme por deri tani asnjë nuk ka dhënë efekt.

Duke qenë e vetme doja të jepja një kontribut kundër këtij fenomeni që shëmton plazhet të cilat të tjerët na kanë zili, vendosa që të realizoj këtë mesazh nëpërmjet nudos artistike.

Duke qenë se në Shqipëri të pozosh nudo shikohet si diçka e rrallë dhe tërheq shumë vëmendje, fotografitë janë realizuar pranë dhe me mbeturinat reale që plazhet tona kanë. Pjesë plastike apo qelqi që janë aty prej kushedi sa vjetësh.

Ke menduar se mund të paragjykohesh?
Në çdo vend të botës nuditeti përdoret nga individë apo grupe për çështje të caktuara. Është e vërtetë që në Shqipëri apo dhe Kosovë kjo gjë mund të ketë një paragjykim por më e rëndësishme për mua është dhënia e mesazhit që dua të përcjell.

Ata që i tërheq nuditeti për mirë apo për keq shpresoj që të kenë dhe një ndërgjegjësim në të ardhmen për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi që në Shqipëri duket normal ndërsa në vendet e tjera të botës, nëse një qytetar hedh mbeturina në bregdet mund të marrë gjoba të majme ndërsa këtu tek ne hidhen pa problemin më të vogël.

Po familja çfarë mendon për fotot nudo?
Përderisa janë për një çështje të duhur kam dhe mbështetjen e tyre. Në fillim iu duk e çuditshme si mamasë dhe babait si dhe kishin merakun e paragjykimeve. Duke menduar dhe faktin e të qenit artiste dhe kjo është pjesë e jetës së një artisti akoma më shumë kur përpiqet të përcjell një mesazh pozitiv, më kanë mirëkuptuar.
Shtuar më 17/11/2018, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori