Miss-i shqiptar merr nga partneri propozimin e çuditshëm për martesë
Ish-miss Albania, Gentiana Ramadani ishte e ftuar dje në emisionin “Pasdite në Top Channel”, nga ku rrëfeu historinë e saj të dashurisë me gazetarin Edi Lesi.

Ish-miss-i ndau me publikun shqiptar propozimin e veçantë që ajo kishte marrë nga bashkëshorti i saj. Ajo tregoi se nuk i pëlqente unazat dhe për këtë arsye bashkëshorti i saj zgjodhi ti propozonte për martesë në një formë tjetër.

“Propozimi ka qenë në një copë letër. E kishte vendosur brenda kutisë së unazës duke qenë se mua nuk më pëlqenin unazat. Kur e pashë u tremba, i thashë ‘po ti e di që unë nuk i kam qejf këto’. Dhe ai më tha të hapja më parë kutinë”, rrëfeu Gentiana.

Ish-misi tha se brenda kutisë gjeti letrën më të bukur të jetës së saj.

“Aty gjeta këtë letrën, të shkruar aq bukur, ku më linte të kuptoja që kur ‘ta ndiesh ti, jam gati të të sjell dhe pjesën që mungon’”, tregoi Gentiana e cila aktualisht është duke vazhduar studimet për doktoraturën në Vjenë. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori