Alban
Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata transmetojnë dashuri, harmoni dhe idenë e një çifti perfekt.
Miriami na ka konfuzuar dje me një foto që ka postuar në “Instagram”. Ajo është shfaqur së bashku me një djalë që na bëri të fërkojmë sytë dy herë.
Është Albani apo sozia e tij, dhe për më tepër që
Miriami i thotë të dua. Mos bini dhe ju pre e këtij kurthi se bëhet fjalë për
vëllain binjak të Albanit,
Taulant Skënderaj.
Dy vëllezërit ngjajnë aq shumë saqë në një moment menduam se bëhej fjalë për një etiketim të gabuar.
“Të dua
Taulant Skënderaj”, ka shkruar
Miriami dhe ka etiketuar Taulantin duke na treguar se bëhet fjalë për
vëllain e Albanit. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017,
ora 12:46